Gucci Mane brenda një viti 3 albume
Reperi Gucci Mane do të publikoj në 16 dhjetor albumin e tij të tretë me titull “The Return of East Atlanta Santa” .
Pas tre vitesh në burg, në fund të majit ai u lirua. Një ditë më pas ai publikoi këngën e prodhuar nga Mike Mill, “First Day Out Tha Feds”. Që atëherë ai ka bashkëpunuar me më të mirët e fushës dhe ka publikuar 2 albume, “Everybody Looking” dhe “Guwop”. Përsa i përket albumit që do publikojë në dhjetor ai është shprehur se do të jetë ‘Albumi i Vitit’. Disa nga këngët e tij më të fundit janë “I Told You” (feat. Young Thug), “Floor Seats” (feat. Quavo), and “Moon walk” (feat. Akon & Chris Brown).