Lajme

12 November 2016

Gucci Mane heq dorë nga…

Reperi Gucci Mane krenohet me veten për faktin që ka qëndruar esëll prej një kohe të gjatë tanimë, pasi sipas tij janë të paktë personazhet e showbizit që e shijojnë famën pa konsumuar alkool ose drogë.
Reperi i njohur, në vitin 2014 ka kaluar probleme të shumta si konsumator i drogërave të rënda. Probleme që kanë kulmuar me burgosjen e tij. Në maj të këtij viti ai u lirua nga burgu dhe e ndjete veten ndryshe. “Më ndryshoi, pata kohë të mendohesha, të reflektoja mbi jetën time, të pranoja të gjitha gabimet dhe të gjitha gjërat që duhet të ndryshoja. Që të sigurohem që nuk do të kthehem më në burg po përpiqem të qëndroj esëll dhe të mos konsumoj drogë ose alkool. Dua të kaloj çdo pengesë që më del përpara dhe për ta bërë këtë më duhet të jem i kthjellët gjatë të gjithë kohës. Unë i di pikat e mia të dobëta dhe fakti që jam esëll është diçka e madhe dhe e rëndësishme për mua.”-ka thënë 36 vjeçari gjatë një interviste. Pyetjes se si arrinte të qëndronte esëll ai i është përgjigjur: “Është e thjeshtë. Kur më pyesin se çfarë dua të porosis më pëlqen t’ju them që një shishe ujë dhe jo një pije alkoolike. Më bën të ndihem krenar. Njerëzit çuditen nga kjo përgjigje, por unë nuk dua të jem i parashikueshëm. Nuk dua të bëj atë çfarë çdo njeri tjetër bën. Po e bëj këtë për veten.”

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com