Gucci Mane përfshin në labelin e tij dy reperë shumë të njohur në Atlanta
Gucci Mane kishte sot një ditë të zënë pune me dy artistë të rinj në 1017 Eskimo Records.
Gucci ka anunçuar në adresën e tij në Instagram se ka nënshkruar me dy nga reperët më të njohur në Atlanta, Hoodrich Pablo Juan dhe Lil Wop, dhe ata tani janë pjesë e labelit të tij.
Lajmi vjen një muaj pas publikimit të mixtapeve të Hoodrich Pablo Juan, “Hood Wolf” dhe “Wopaveli 2” nga Lil Wop.
Gucci gjithashtu ka përfshirë reperin Ralo në 1017 Eskimo Records në shkurt të këtij viti për një milion dollarë.