Guisy Ferreri se shpejti ne Tirane
Nata e bardhë, tashmë është kthyer në traditë festimi në vendin tonë. Përveç festimeve për Pavarësine dhe ditën e Çlirimit, shqiptarët festojnë edhe Natën e Bardhë, ku gjithmonë ka patur të ftuar të ndryshëm, që kanë argëtuar shqiptarët deri në orët e vona të mbremjes.
Vitin e kaluar i ftuar special i mbrëmjes ishte këngëtari i njohur John Newman. Vitet e kaluara kanë qenë këngëtare të tjera me famë si Rita Ora apo Jessie J.
Këtë vit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka zbuluar surprizën që në fillim të muajit. Dhe kjo sepse një nga këngët e të ftuarës speciale titullohet “Novembre”. Përmes Twitter-it ai lajmëroi se këtë vit e ftuar do të jetë këngëtarja italiane, Giusy Ferreri, e cila ka qenë në Tiranë edhe në vitin 2009.