Gwen Stefani ka rrëmbyer çmimin…
Këngëtarja e njohur Gwen Stefani mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Glamour Women of the Year. 47 vjeçarja dukej si një princeshë e shkëputur nga përrallat me veshjen që kishte zgjedhur për këtë mbrëmje.
E shoqëruar nga i dashuri Blake Shelton, ajo kishte veshur një fustan që e tregonte sa seksi aq edhe të ëmbël. Bëhet fjalë pë një fustan të markës Marchesa, që e bëri kalimin e Gwen në tapetin e kuq, spektakolar. Këngëtarja u vlerësua gjatë kësaj mbrëmjeje me një çmim si një nga Gratë e vitit 2016 ( 2016 Women of the Year).