Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk martohen në fshehtësi
Dyshja hollivudiane, Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk i kanë thënë po njëri-tjetrit gjatë ditëve të kaluara. Kështu është thënë nga një burim për mediat amerikane, i cili është shprehur se ky ishte vetëm një formalitet.
“Të dy e dinin se kjo do të ndodhte, por nuk ishte një punë e madhe për ta, sepse ata ishin më parë të martuar. Nuk kishin nevojë të nxitohen”, k a thënë burimi për US Weekly.
Për momentin, çifti nuk ka folur publikisht për mediat në lidhje me martesën e tyre. Ata u takuan në vitin 2014 gjatë xhirimeve të serialit “Glee”, e cila u prodhua nga vetë Falchuk. Më herët Gwyneth ishte e martuar për 11 vjet me aktorin amerikan, Chris Martin.