Lajme

31 August 2017

Gwyneth Paltrow tregon për romancat që ka pasur me Brad Pitt, Ben Affleck dhe Chris Martin

Gwyneth Paltrow ka patur disa lidhje dashurie interesante me personazhe publik si Brad Pitt, Ben Affleck dhe Chris Martin.

Themeluesja e “Goop” rrallë herë flet për romancat e saj por ditën e mërkurë, ajo ka zbuluar më shumë për lidhjet e saj të përfunduara.

“Kam dreqosur kaq shumë marrëdhënie”, ka thënë fituesja e çmimit Oscar.

Prej vitit 1996 deri 1997 ajo ka qënë e fejuar me Brad Pitt, me të cilin u njoh në xhirimet e filmit “Seven”. Më vonë, ajo u lidh me Ben Affleck, me të cilin qëndroi deri në vitin 2000. Marrëdhënia e saj me këngëtarin Chris Martin, me të cilin ka dy fëmijë, nisi në 2003 dhe përfundoi në 2014.

“Unë në fakt jam një mikeshë shumë shumë e mirë, një motër, vajzë dhe nënë e mirë por kur vjen puna tek marrëdhëniet e kam dreqosur paksa”, ka shtuar aktorja. “Më është dashur shumë punë të arrij deri në pikën që të kem marrëdhënie romantike të mira”.

Ajo momentalisht po shijon marrëdhënien e saj me producentin Brad Falchuk.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com