Habit aktori i njohur Chris Hemsworth: Nuk do doja të isha kaq i pasur
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “GQ”, aktori Chris Hemsworth tregoi diçka që jo të gjithë do e besojnë. Ai zbuloi se fakti që është kaq i pasur nuk e bën atë të lumtur pasi jo vetëm që i frikësohet së ardhmes por sepse dëshiron të jetë një shembull modest për të rinjtë që e ndjekin.
Ai momentalisht është i angazhuar me investimin e pasurisë së patundshme duke ndërtuar një shtëpi me vlerë 8 milionë dollarë.
“Kur kam qenë i vogël kurseva një vit të tërë për të blerë një tavolinë sërfi që kushtonte 600 dollarë. Fillimet e mija ishin të vështira, sigurisht që jam i lumtur që fëmijëve të mi nuk do t’u mungojë asgjë por nuk dua të mendojnë që prindërit e tyre janë të famshëm dhe për këtë arsye mund të kenë gjithçka” ,shprehet aktori.