Lajme

10 January 2019

Habit aktorja e famshme me deklaratën e saj: “Mu shemb bota kur…”

33-vjeçarja Keira Knightley ka folur edhe më herët për depresionin që kaloi kur ishte në të 20-tat, kur presioni i industrisë së kinematografisë ishte i papërballueshëm për të.

Ajo zbuloi se iu shemb bota kur ishte 22 vjeçe, ndërsa nga ana tjetër pranoi që ndryshimi i statusit në nënë ishte me të vërtetë e vështirë. Aktorja foli për ndryshimin në marrëdhënien e saj me burrin, në një intervistë me “Balance Magazine”.

Kur ishte në moshën 23-vjeçare, ajo kishte luajtur në më shumë se 20 filma, përfshirë “King Arthur” dhe “Pride & Prejudice”.

Duke treguar detaje për sfidën lidhur me shëndetin mendor në atë kohë, Keira rrëfehet:

“Të kthehem pas në atë periudhë, mes moshës 19 dhe 23 vjeçe, është e gjitha e turbullt. Nuk e mbaj mend në një vijë të drejtë, sepse mendoj se mekanizmi im i memories po nxirrte shumë gjëra jashtë kujtese. Mu shemb bota kur isha 22 vjeçe. Gjithçka ndaloi së funksionuar dhe ndjeja sikur isha thyer në copëza të vogla, sikur truri im të ishte shkatërruar”.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com