Habit Laura Pausini, “thumbon” Beyonce-n në mes të koncertit
Kërkesa e Beyonce-s për të xhiruar një klip në Koloseun e Romës nuk është pritur aspak mirë nga italianët,përfshirë këtu edhe këngëtaren e njohur Laura Pausini.
Kërkesa e saj është refuzuar pasi në atë datë Amfiteatri Flavian do të jetë i zënë nga gazetari Alberto Angela, për xhirimin e një emisioni. Por këngëtarja e njohur, Laura Pausini pak para koncertit në Circus Maximus, nuk la pa prekur edhe çështjen e Beyonce-s.
Këngëtarja ka improvizuar një këngë ku shprehet: “Beyoncé mi fa una pippa, però lei ha i ventilatori e io no”. “Mi fa una pippa”, mund të thuhet në një kuptim tjetër “Nuk më intereson” ose “S’është në lartësinë time”.
Ajo tha gjithashtu se Koloseu duhet të përdoret njëherë nga artistët italianë pastaj të tjerët.