Habit Shpat Kasapi: Afërdita është rikthyer tek unë por nuk e kam pranuar!
Shpat Kasapi, këngëtari i preferuar i shqiptarëve ka qenë i ftuar këtë të dielë në programin “Da’Sara Show” në TemA TV me Dasara Karaiskaj.
Një bisedë interesante, plot humor dhe pa komplekse ka qenë ajo mes Shpatit dhe Dasarës.
Shpati foli për fillimet e karrierës dhe sigurisht që në mbyllje të intervistës Dasara nuk mund të rrinte pa e pyetur këngëtarin lidhur me jetën e tij personale: “Kush ka qenë historia jote e rendësishme pas asaj, apo s’ka, aty të ka ngec sharra në gozhdë”- e pyet Dasara këngëtarin referuar historisë së tij të shkuar me Afërdita Dreshaj.
– “E dinë, e dinë të gjithë atë histori të kaluar që s’kthehet më”- shprehet Shpati
– “Nuk kthehet më… Megjithëse njerzit edhe kthehen vetëm por vetëm mos t’i themi gjë njeriut”- ishte komenti i Dasarës, teksa Shpati ndërhyn dhe thotë: “Është kthyer por se kam pranuar unë”.
Tashmë është koha për të pritur reagimin e Aferditës.
Për më tepër shihni videon shkëptur nga emisioni: