Habit Tom Cruise, të pasme false…
Një foto e tij e shkëputur nga një skenë filmi po bën xhiron e internetit duke u konsideruar si një nga fotot më qesharake të ditëve të fundit online.
Një person i quajtur Swizz Keats ka publikuar në Twitter një foto nga filmi “Valkyrie” i Tom Cruise ku duken qartë të pasmet e tij të ngjashme me ato të Kim Kardashian të cilat po ashtu janë false.
Nuk është e qartë arsyeja se pse Tom Cruise është detyruar të veshë të pasme false në shesh xhirim duke marrë parasysh faktin që filmi është krijuar në vitin 2008 dhe asokohe fenomeni i të pasurit të pasme si Kim Kardashian nuk ishte në modë.