Lajme

17 October 2018

Hailey Baldwin: Jam e bekuar me Justin Bieber, është i mrekullueshëm

Lajmet e fundit në lidhje me gjendjen jo të mirë emocionale  të Justin Bieber  për shkak të problemeve shëndetsore të Selena Gomez kanë pushtuar mediat rozë. U mendua se kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhënien e Justin me Hailey porn ë një intervistë të dhënë së fundmi modelja ka treguar dashurinë e madhe që ka për të.

Për “Harper’s Bazaar’s”, ajo është shprehur: “Ai është i mrekullueshëm. Ai arrin të shkëlqejë në gjithçka. Jam e bekuar të shoh çdo ditë se çfarë bën ai”. Modelja ka folur edhe për kujdesin që ka për treguar për shëndetin mendor, duke ndjekur kishën, leksione boksi si dhe duke i qëndruar pranë familjes.

 

E pyetur për martesën apo një bebe Hailey pa hezitim thotë se:  “Unë dua shumë! Por gjithçka në momentin e duhur. Kjo nuk do të thotë se nuk po mendoj për emra bebash dhe shumë gjëra të tjera në lidhje me familjen tonë”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com