Lajme

11 December 2018

Hailey Baldwin rrëfen se si Miley Cyrus e bëri viktim të bullizmit

Të gjithë ne e dimë për miqësinë e Hailey me Miley dhe nuk e prisnim deklartën që modelja dha për shoqen e saj. Hailey ka rrëfyer se Miley e ka bërë të ndihet keq kur ka qenë e vogël sepse nuk ishte dhe aq e bukur.

Modelja e famshme e cila pak kohë më parë lidhi kurorë me Justin Bieber tregoi se Miley e ngacmonte dhe e trajtonte keq duke e bërë kështu viktimë të bullizmit. “Ti dhe motra ime më mbyllnit brenda në dollap dhe luanit së bashku. Ka patur raste kur më ke bërtitur dhe ofenduar” ,-tregoi Hailey ndërkohë që Miley ka pranuar gjithçka.

“Kam qenë shumë e keqe me ty, por duhet të pranosh se të bëra më të fortë, pa mua nuk do ta kishe përballuar dot presionin e industrisë” ,-përfundoi Miley.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com