Hajdutët tentojnë të grabisin shtëpinë e familjes Beckham për herë të dytë brenda pak muajve
Nuk kanë kaluar shumë javë dhe shtëpia prej 6 milionë paundësh e familjes Beckham është vendosur sërish në shënjestër të grabitësve. ‘The Sun’ ka raportuar se për fat të mirë David, Victoria dhe 4 fëmijët e tyre nuk ndodheshin në shtëpi.
Gjithsesi hajdutët nuk e kanë realizuar planin e tyre, sepse shtëpia e Beckham është e rrethuar nga të paktën 7 skuadra të sigurisë së lartë dhe dy qen roje. Një burim ka thënë se pas ngjarjes së parë, David dhe Victoria kanë shtuar sigurinë në shtëpi dhe pas tentativës së dytë për grabitje po mendojnë të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë.