Lajme

19 February 2019

Hakerët publikojnë video intime të Nicole SCherzinger me Hamilton!

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger është shënjestruar nga hakerët, të cilët publikuan online një sërë videos të saj private. Njëra prej tyre tregon momente intime me ish-të dashurin, pilotin e F1, Lewis Hamilton.

Sipas “The Sun”, videoja intime mori rreth 200.000 klikime në pak orë. Këngëtarja dhe Hamilton kanë qenë të lidhur bashkë për rreth 8 vjet dhe u ndanë në vitin 2015.

Ish-“Pussycat Doll” është personazhi i famshëm i radhës që bie pre e hakerëve në “iClouds”. Skandali më i bujshëm ndodhi në vitin 2014, kur një sërë yjeve, përfshirë Jennifer Lawrence, Kate Upton e Kirsten Dunst, iu publikuan online imazhe. Pesë persona u ndaluan për këtë rast, përshirë dhe Ryan Collins, i cili u dënua me 18 muaj burg.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com