Halloween troket më herët për Afërdita Dreshaj, ja si ka ndryshuar këngëtarja…
Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj prej një kohe shumë të gjatë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me të dashurin e saj, Jakub Kindl. Ajo kohët e fundit është larguar edhe nga muzika, por është herë pas here aktive në rrjetet sociale, ku numëron me mijëra ndjekës. Edhe pse duhen edhe pak ditë nga festa ‘e frikshme’ e Halloweenit, e cila festohet në 31 tetor, modelja ka vendosur që bashkë me shoqet ta festojë para kohe. Ajo ka publikuar disa fotografi në Instastory, në të cilat shfaqet e veshur si një “police atraktive”.