Hangoveri që theu tabutë
“Cifti simpatik” më I përfoluri në këtë Shën Valentin ishin Roza dhe Stine. Në emisionin Hangover në Tema Tv dhe MCN Radio ata bënë të ditur cdo detaj se si është marrëdhënia e tyre pas lidhjes së dashurisë që ata kanë pasur. Stine tregoi në Hangover se ata tashmë janë shokë.Kur takohen edhe pse rrallë,takohen si shokë madje janë shokë që kalojnë bashkë edhe ditën e të dashuruarve. Ndërsa pyetjes se kur do jenë bashkë prap ai u përgjigj:” Ne bashkë jemi tani,ishim bashkë edhe para emisionit dhe do jemi edhe pas,sepse Roza do më japë kafe pas emisionit” tha ai duke qeshur.
Pasi në studio u dëgjuan këngët e Stinës dhe u pyet se për kë janë këto këngë ai tregoi se këto këngë ishin për Rozën dedikime që ajo të kthehej prap me të.Pavarësisht faktit se Roza u ndje në siklet ata prap e morën me të qeshur.Si përfundim ata treguan se një dashuri mund të kthehet në miqësi e madje mund edhe të tregojnë momente funny që ata kanë kaluar sëbashku. Ndoshta ata janë shëmbulli më I mirë I dy ish ex-eve,që ndryshe nga shumica urrejnë njëri-tjetrin ,ata e respektojnë njëri-tjetrin.