Lajme

10 November 2017

“Harry Potter dhe Guri Filozofik”, dhurata 160 mijë dollarë që Drake i bëri vetes

||
0 Comment
|

Ditëlindja e tij ka kaluar por reperi i njohur Drake e ka luksin t’i bëjë dhurata vetes edhe dy javë më vonë apo edhe për më tepër. Artisti kanadez së fundmi ka blerë librin “Harry Potter dhe Guri Filozofik”, botimi i parë, me vlerë 160 mijë dollarë.

Drake ka mbi 4 vite që e ndjek një libër të tillë, dhe më në fund, libri doli në treg. Ka një çmim relativisht të lartë, por kjo s’ka rëndësi për fanatikun e librave “Harry Potter”.

Nuk është hera e parë që Drake shpalos dashurinë e tij për serinë e librave. Ai poston herë pas here poston foto humoristike mbi veten, ku në njërën prej fotove është ai vetë, në rolin e Draco Malfoy-t, duke thurur plane kundër Hermionës, heroinë e librit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com