Lajme

07 May 2017

Harry Styles vazhdon sukseset, tanimë si solist

Që nga publikimi më i fundit i hitit të parë si solist Harry Styles po kthehet në një fenomen. Këngëtari momentalisht po përgatitet për turin e tij te parë muzikor, biletat e të cilit janë shitur të gjitha në pak orë.

Në pamundësi për të krijuar hapsira të tjera për ata të cilët mbetën duarbosh, Harry ka premtuar se do të organizojë një tjetër tur vitin e ardhshëm në mënyrë që të jetë më pranë fansave dhe t’ua plotësojë atyre këtë dëshirë.

Prurja e tij më e re dhe e para në karrierën solo të 23-vjecarit “Sign of the Times” ka mbi 50 milion shikime në kanalin Youtube dhe kryeson klasifikimet botërore të muzikës moderne.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com