Hatërmbetjet pas këngës “Shumë pis”/Gent Fatali zbulon si është marrdhënia e tij me Era Istrefin sot!
Nëse ende nuk e dini kënga “Shumë pis” e Era Istrefit në fillim ishte projektuar për bashkëpunim me Gent Fatalin,por planet ndryshuan duke marrë një tjetër kthesë ku rreper do të ishte Ledri Vula.
Gent Fatali në kohë postoi një status i cili bëri bujë të madhe “Suksese për Erën edhe Ledrin. Kënga e tyre më ka pëlqyer, por më shumë më pëlqen versioni që ka me mua”-tha ndër të tjera në atë kohë Fatal, duke shtuar se versionin demo të tyre që u bë publik në internet nuk e kishte publikuar ai.
Por më në fund Genti ka folur për këto hatërmbetje edhe pse 4 vite më vonë!
Genti ishte sot në një emision mëngjesi ku u shpreh “Tani s’e kam të hidhur por në fillim si të them, kam pasur hatërmbetje. Ka qenë ashtu situata, janë bërë gjëra që të shkojnë në atë drejtim, por tashmë jam shumë në rregull edhe me Erën. Çojmë ndonjë mesazh në Messenger. Unë i gëzohem suksesit të saj”.