“HAVANA” kënga më me shumë shitje në gjithë botën!
“Havana” e Camila Cabello u publikua në shtator të 2017-s por vazhdoi ta mbaj shkëlqimin e saj edhe në 2018.
Sipas “IFPI”-së, International Federation of the Phonographic Industry, organizata që përfaqëson interesat globale të industrisë diskografike “Havana” ka qenë kënga më e shitur në botë.
“Hanava” u rendit në krye të klasifikimeve në 95 vende të botës. Më pas u bë një version remix në spanjisht me Daddy Yankee.
Ndërsa në qershor të 2018 “Havana” u bë kënga e një artisteje femër më e dëgjuar në “Spotify”, me rreth 888 milionë streams. Tani, ka rreth 2.6 miliardë klikime në të gjitha platformat.