Heidi Klum fotografohet e zhveshur teksa kalon momente pasioni me të dashurin
Edhe pse është bërë e famshme si modele për reklamimin e rrobave, Heidi Klum asnjëherë nuk e ka pasur problem që t’i heqë ato.
Kështu ka vepruar edhe këtë fundjavë gjatë pushimeve në Cabo San Lucas të Meksikës.
Dhe derisa merrte ngjyrë dhe qëndronte pranë të dashurit, gjermanja e famshme ka mbajtur vetë pjesën e poshtme të rrobabanjove veshur.
Nuk ka munguar edhe shkëmbimi i puthjeve me Kaulitz, ndërsa paparacit i kanë kapur të gjitha këto momente.
Klum është nënë e katër fëmijëve dhe është 44 vjeçare, mirëpo trupi i saj nuk e tregon këtë.
Prandaj, jo rastësisht i dashuri i saj është 16 vjet më i ri se modelja e famshme.