Heidi Klum tregon sekretin e trupit perfekt edhe pas lindjes së 4 fëmijëve
Modelja gjermane Heidi Klum është nënë e katër fëmijëve, por trupi i saj nuk e tregon aspak këtë.
Pas çdo lindje, Heidi e ka rimarrë veten brenda pak muajsh, duke u kthyer në pasarelë, në sfilatë me të brendshme.
Sekretin për t’u kthyer në formë, e ka treguar vetë modelja në një intervistë të fundit.
Heidi thotë se sekreti i saj është: Ushqyerja e fëmijëve me gji!Sipas modeles, nuk ekziston mënyrë më e mirë për të humbur peshë, se sa të ushqesh fëmijën me gji.
Po ashtu, Klum thotë se ka bërë shumë ecje me biçikletë, shëtitje me qenin dhe hedhje në trampolinë. Modelja shprehet se janë aktivitete të përditshme që nuk kërkojnë sforcim të jashtëzakonshëm.