“Hëna e përgjakur” dhuron spektakël kudo nëpër botë
Natën e mbrëmshme qielli dhuroi një spektakël mbresëlënës sepse ndodhi eklipsi më i gjatë i “hënës së përgjakur” në gjithë këtë shekull.
Pamja e saj mahnitëse nuk mund ti shpëtonte aparatit fotografik.
Eklipsi hënor u pa në Europë, Lindje të Mesme, Afrikë, Australi, pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikën e Jugut. Sipas shkencëtarëve, shfaqja e marsit në të njëjtën kohë me eklipsin hënor, nuk është e vetmja koincidencë.
Bëhet fjalë sipas tyre për një procesion planetësh, një renditje e fqinjëve tanë qiellorë që iu ofroi vëzhguesve të qiellit një shikim veçanërisht të rrallë të Afërditës, Jupiterit, Saturnit dhe marsit.
Edhe gjatë ditëve në vijim, marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.