Lajme

08 March 2018

Henry Cavill kthehet sërish në jetë pasi Wikipedia e shpalli të vdekur

Aktori i njohur Henry Cavill është befasuar kur zbuloi se kishte ‘vdekur’ por më pas u qetësua dhe shpërtheu në të qeshura. Nëse do të klikohej emrin i tij në Wikipedia pak ditë më parë, do të shihnej se në të shkruhej se aktori kishte ndërruar jetë më 3 mars të këtij viti.

Me shumë humor ai ka postuar një ‘selfie’ bashkangjitur këtij lajmi të rremë ku shkruan: “Kur zbulon se Wikipedia të ka shpallur të vdekur 2 ditë më parë”.Mijëra komente kanë shkuar për aktorin ku fansat dhe ndjekësit e tij janë shkrirë së qeshuri e njëkohësisht e kanë ngushëlluar për këtë largim të parakohshëm nga jeta.

Ky gabim i Wikipedia është rregulluar menjëherë pas postimit të tij dhe tashmë që Henry është sërish midis nesh, është në pritje të ofertave për role të reja filmike.

When you learn that you died 2 days ago….

Un post condiviso da Henry Cavill (@henrycavill) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com