Hilary Duff një princeshë e vërtetë
Aktorja, Hilary Duff dukej si një princeshë e vërtetë, ndërsa pozonte për skenat e reja në serinë e saj në “TV Land Younger”.Duff është parë dje rrugëve të New York-ut me një fustan të bardhë të gjerë teksa kishte vënë edhe vathë me diamante.Flokët i kishte të lidhura prapa dhe dukej shumë elegante.
Pasi i përfundoi fotografitë, ajo u pa përsëri duke shëtitur por kësaj radhe kishte ndërruar pamje duke u veshur thjeshtë, me xhinse dhe një bluzë të kombinuar më një xhaketë lëkurë të kuqe.Ndërsa seria do të shfaqet diku në fund të këtij muaji, por nuk dihet data e saktë.