Lajme

30 October 2016

Hillary Clinton bashkon Jennifer Lopez dhe Marc Anthony

Të shtunën mbrëma, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony performuan një koncert për Hillary Clinton në Majemi ku dhe vetë kandidatja për presidente iu bashkua në skenë.

Dy ish bashkëshortët kanë punuar bashkë përgjatë gjithë këtij viti. Momentalisht po bashkëpunojnë për një album me këngë në spanjisht.

1212

Këngëtarja në këtë koncert të rëndësishëm ishte veshur me të zeza që i nxirrte në pah gjoksin e saj si edhe këmbët e tonifikuara. Si gjithmonë performancat e saj u shoqëruan me koreografi dhe për të qenë sa më praktike ajo i kishte kapur flokët në mënyrë që të dukej sa më e bukur . Pa harruar të shtojë aksesorët, vathë të shëndritshëm.

Në fakt 47 vjeçarja nuk qëndroi me të njëjtën veshje gjatë gjithë mbrëmjes, u ndërua duke ardhur gjithmonë e më provokuese.

456

Një nga momentet më kulminante të koncertit ishte kur Hillary u ngjit në skenë dhe tha:- Sapo dëgjuam Jennifer Lopez të performojë “Let’s Get Loud”. Unë them le ta ngrejmë zërin të gjithë me votën tonë. Votoni sa më shpejt!

12 121

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com