Lajme

15 October 2018

Hillary Cliton i del në mbrojtje burrit të saj në lidhje me aferën e tij me me ish-punonjësen e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky

Në një deklaratë të mëhershme, Lewinsky, e cila ka qenë 22-vjeçare në kohën kur ka ndodhur afera, lidhjen me ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur abuzim të pushtetit.

Mirëpo, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit ka thënë se asgjë nuk ka pasur të bëjë me abuzimin e pushtetit në aferën e tyre. Ish-Zonja e Parë gjatë një interviste për CBS Sunday Morning ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.

“A mendoni se Bill është dashur të japë dorëheqje pas skandalit Monica Lewinsky?”, e ka pyetur gazetari i CBS, Tony Dokoupil.

“Absolutisht jo”, ishte përgjigja e Hillaryt.

“Nuk ishte abuzim i pushtetit?”, vazhdoi me pyetjen gazetari.

“Jo. Jo”, ka deklaruar ajo.

Mirëpo, me këtë qëndrim të Hilaryt nuk pajtohet Leëinsky, e cila vazhdon ta konsiderojë si abuzim të pushtet aferën e saj me ish-presidentin e SHBA-së.

“Ajo që ka ndodhur mes meje dhe Bill Clintonit nuk ka qenë keqtrajtim seksual, edhe pse tani pajtohemi se ka pasur të bëjë me abuzim të madh të pushtetit”, kishte thënë Monica në muajin mars për Vanity Fair.

Në vitin 1995, kur Lewinsky punonte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Clinton ishte president, ata kishin kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa Bill kishte gënjyer nën betim.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com