Lajme

25 October 2016

Hillary Swank nuk mjaftohet me Oscar-in

Hilary Swank e ka zgjeruar listën e arritjeve të saj. Më e fundit është hapja e një linje veshjesh dhe dizajnimi i tyre. Fituesja e një çmimi Oskar ka lançuar Mission Statement koleksion veshjesh atletike. Hilary ka kaluar dy vitet e fundit duke zhvilluar projektin e saj. Kompaninë e hapi zyrtarisht në 18 tetor. Në një nga intervistat e fundit ajo u shpreh se e hapi këtë linjë veshjesh pasi po hasej me problematikën e gjetjes së veshjeve për atletikë. Koleksioni i saj përshkruhet si ‘miksim i performancës maksimale dhe i modës së fundit’ dhe përfshin produkte si reçipeta sportive etj artikuj sporti. Çmimet variojnë nga 128$ e sipër. Përpos të tjerave për aktoren e suksesshme qëllimi i kësaj linje veshjesh është tu kujtojë femrave pasionet që kanë. Sipas saj çdo njëra prej tyre duhet të shfrytëzojë 1 nga 24 orët që ka dita, për të reflektuar mbi jetën e tyre dhe çka duan të arrijnë.

hilary-swank-athleisure

hilary-swank-million-dollar-baby-wallpaper-2

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com