Hip Hop në zi, humb jetën Prodigy i Mobb Deep
Muzika hip hop ditën e djeshme ka humbur një prej reperave më të mirë. Bëhet fjalë për Prodigy, i cili këtë të martë ka ndëruar jetë në moshën 42 vjeçare. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij në një deklaratë për prestigjozen ‘Rolling Stone’.
“Me keqardhjen më të madhe konfirmojmë vdekjen e mikun tonë të dashur Albert Johnson, i njohur për miliona fansa si Prodigy i duos legjendare Mobb Deep”-ishte shkruar në deklaratë. “Prodigy u shtrua në spital në Vegas disa ditë më parë pas performancës së Mobb Deep, përshkak të komplikacioneve të shkaktuara nga krizat e anemisë. Siç shumica e fansave e dinë Prodigy vuante nga kjo sëmundje që në lindje. Shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë të qarta akoma. Do të donim të falenderonim të gjithë që respektuan privatësinë e familjes në këtë periudhë.”
Në profilin e tij në Instagram, anëtari tjetër i Mobb Deep, Havoc, shkroi: “Përgjithmonë.” Krah dy fotove që postoi me mikun e tij.
Disa nga reperat e tjerë që u prekën nga kjo humbje janë Nas, Lil Wayne, Ghostface Killah, Q-Tip, Method Man, Wiz Khalifa, Big Boi, Questlove dhe Drake.