Lajme

20 February 2019

Hiri i Karl Lagerfeld do të përzihet me atë të ish-të dashurit i cili ka vdekur para 30 vitesh nga AIDS

Krijuesi legjendar i “Chanel”, që vdiq dje në moshën 85-vjeçare, ishte në një marrëdhënie me Jacques De Bascher, i cili ishte një figurë e mirënjohur në botën e modës në Paris në 1970-n dhe njihej si një “djalë i keq”.

De Bascher ishte gjithashtu i dashuri i Yves Saint Laurent dhe Lagerfeld ishte në dijeni për marrëdhënien e tyre, por “bëri një sy qorr”.

Vetë Lagerfeld pohoi se nuk kishte fjetur kurrë me De Bascher, pavarësisht se qëndruan për 18 vite bashkë dhe u kujdes me dashuri për të gjatë kohës që vuante nga AIDS.

Spekulimet thonë se lidhur me dërgimin e trupit të Karl për në banesën e fundit do të bazohen në shprehjen e tij: “Nuk do të ketë funeral. Më mirë të vdisja!”.

Sipas “Le Monde” u zbulua nga njerëz të afërt me Lagerfeld se, ai kishte mbajtur një qyp me hirin e De Bascher dhe u kishte kërkuar të afërmve që t’ia përzinin me hirin e tij pas vdekjes.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com