Lajme

26 November 2018

Historia e dashurisë së çiftit të njohur mbretëror nga librat në universitet deri tek martesa më e ndjekur në gjthë botën

Princi William dhe Kate Middleton janë takuar për herë të parë kur studionin në universitetin “St.Andrews”. Në fillim, ata kanë qenë miq të mirë, Kate një studente sportive dhe e turpshme që studionte histori arti , ndërsa William një princ i famshëm në botë. Gjithçka mes tyre ndyshoi kur Kate mori pjesë në një sfilatë mode në universitet. William pagoi 200 dollarë biletë vetëm për ta parë dhe gjatë asaj mbrëmje, kur vajza sfiloi, Princi i pëshpëriti në vesh shokut të tij “Qenka shumë e nxehtë”.

 

Nga dy shokë të mirë, ata u bënë të dashur. Çifti e mbajti të fshehtë raportin e tyre, derisa paparacët i fotografuan në vitin 2004 duke bërë ski në Skoci. Princi William dhe Kate Middleton u diplomuan në Universitetin St.Andrews në vitin 2005.

Princi filloi karrierën e tij ushtarake në Sandhurst, ndërsa Kate arriti një punë në Jigsaw si menaxhere shitjesh. Punët e ndryshme të çiftit nënkuptonin se ata ishin në një marrëdhënie të gjatë në distancë dhe nuk po shiheshin më me njeri-tjetrin. Çifti u mundua të përballonte distancën, por nuk ia dolën dot. Në vitin 2007 u ndanë. Për fat të mirë, ndarja nuk zgjati shumë. Ata brenda atij viti u bashkuan sërish dhe u kuptua që nuk rezistonin dot në largësi.

Në tetor të vitit 2010, William i propozoi Kate gjatë një udhëtimi në Kenia. Më pas vendosën unazat dhe Kate u bë pjesë e familjes mbretërore zyrtarisht. Ajo mori në duar unazën e Princeshës së mirënjohur Diana, nënës së Williamit. 29 prilli ishte dhe data që u shënua në librat e historisë. Kate u bë zyrtarisht Dukesha e Anglisë. Me një fustan rrëzëllitës dhe një buzëqeshje të ëmbël, ajo bashkë me njerun që kishte zgjedhur të ndante jetën, parakaluan përpara altarit. Martesa e tyre u cilësua si ngjarja më e ndjekur në televizione në të gjithë botën. Sot çifti jetojnë të lumtur dhe kanë krijuar një familje, që sa vjen e po bëhet më e madhe… Ja që ëndrrat, bëhen realitet!

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com