Historitë e dashurisë më inspiruese në botë
Dashuria thuhet se është ndjenja më frymëzuese. Përgjatë historisë, dashuria ka inspiruar poetë, shkrimtarë dhe këngëtarë. Disa prej historive të dashurisë janë me të vërtetë të jashtëzakonshme dhe dhe kanë mbetur në kujtesën tonë pavarësisht kohës që ka kaluar.
- Paridi dhe Helena e Trojës
Sipas mitologjisë greke, dashuria e pamundur mes Paridit dhe Helenës shkaktoi rënien e Trojës. Sipas legjendës, Paridit i duhej të zgjidhte mes 3 perëndeshave greke: Athenas, Herës dhe Afërditës. Ai zgjodhi Afërditën dhe si shpërblim ajo i premtoi atij vajzën më të bukur në botë. Kjo ishte Helena e Spartës, gruaja e mbretit Menelaus. Pasi Paridi dhe Helena u arratisën sëbashku, nisi lufta mes Trojës dhe Spartës. Historia përfundon me fund tragjik, Paridi vdiq dhe Helena u rikthye në Spartë.
- Orfeu dhe Euridika
Në mitologjinë Greke, Orfeu është i njohur për cilësinë e tij për të bër përvete këdo me muzikën e tij të bukur, madje edhe kafshët. Përvec kësaj ai është i njohur edhe për dashurinë e madhe për Euridikën, bashkshorten e tij. Kur kjo e fundit vdes nga pickimi i një gjarpëri, Orfeu shkon në ferr për ta kthyer atë në jetë. Ai përdor muzikën për të magjepsur perënditë, të cilët e lejojnë të marrë përsëri Euridikën një kusht, asnjëherë mos të shohë mbrapa. Megjithatë kur ataa arritën në dyert e Ferrit, Orfeu pa mbrapa për tu siguruar që dashuria e tij ishte atje. Pa e kuptuar ai nuk iu përmajt kushtit ndaj Euridika u kthye sërisht në botën e të vdekurve.
- Kleopatra dhe Mark Antoni
Historia e dashurisë mes faraoneshës së Egjiptit Kleopatra dhe Mark Antoni është shumë e njohur për fundin dramatik. Të dy kryen vetvrasje pasi u mposhtën nga romakët të udhëhequr nga Oktaviani. Pas vetvrasjes së Mark Antoni, Kleopatra u përpoq të bënte për vete Oktavianin por pa sukses. Mendohet se ajo vrau veten pasi nxiti një nepërkë ta kafshonte. Kleopatra dhe Mark Antoni supozohet të jenë varrosur në të njëjtin vend por nuk dihet se ku
është vendodhja e varrit të tyre të përbashkët.
- Tristan dhe Isolde
Tristani dhe Izolda pinë një ilac dashurie dhe ranë në dashuri me njëri-tjetrin në rrugën e tyre drejt Cornall. Izolda duhej të martohej me xhaxhain e Tristanit, Mbretin Mark dhe u martua me të, por ilaci i dashurisë që kish pirë bashkë me Tristanin e bëri të pamundur që ata të harronin njëri-tjetrin. Mbreti Mark e zbuloi tradhëtine e tyre dhe Izolda u detyrua të qëndronte me të ndërsa Tristani u martua me një tjetër vajzë, me të njëjtin emër si Izolda. Në shtratin e vdekjes Tristani kërkon të dashurën e zemrës Izoldën. Edhe ajo vdes nga dëshpërimi.
- Gjinevra dhe Lancelot
Gjinevra ishte e martuar me Mbretin Artur por ishte cmendurisht e dashuruar me Lancelotin, një nga kalorësit emë besnikë të Arturit. Kur Mbreti e zbuloi tradhëtine e tyre, Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët u ndanë në dy grupe, njëri suportonte Arturin, tjetri Lancelotin. Gjenevra u detyrua të kthehej tek bashkshorti i saj. Konflikti shkatërroi Tryezën e Rrumbullakët. Gjinevera ndihej e shkatërruar sepse ishte shkaku i gjithë kësaj katastrofe, dhe hyn në një manastir. Fat të ngjashëm pati dhe Lancelot. Ai u kthye në prift.
- Romeo dhe Zhuljeta
Historia më e famshme e dashurisë është shkruar nga Ëilliam Shakespear. Kjo histori përmban një ndikim të madh të historive të lashta tragjike të dashurisë. Dashuria mes Romeos dhe Zhuljetës është e ndaluar përshkak të hasmërisë mes familjeve të njëri-tjetrit. Romeo mendoi se Zhuljeta vrau veten për të, kështu që ai piu helm, pa e ditur se ajo në fakt ishte gjallë. Kur Zhulieta u zgjua dhe e gjeti të vdekur Romeon ajo vrau veten me shpatë.
- Shah Jahan and Mumtaz Mahal
Dashuria mes tyre ishte pikënisja e monumentit shumë të famshëm të Taj-Mahalit, një nga shatë mrekullitë e botës. Shan Jahan dhe Mumtaz Mahal ishin një cift mbretëror që ndanë vite të lumtura martese deri në momentin që Mumtaz vdiq teksa po lindte fëmijën e tyre të 14të. I shkatërruar nga kjo fatkeqësi Shan hyn në depresion. Trishtimi i thellë e inspiroi atë të ndërtonte njkë kryevepër arkitekturore Taj Mahalin që të shërbente si një vend pushimi për gruan e ndjerë.
- Napoleoni dhe Zhozefina
Marrëdhënia mes Napoleonit dhe Zhozefinës është e njohur për ulje-ngritjet e saj. Menjëherë pasi u martuan, Napoleonit iu desh të ikte në një fushatë ushtarake në Itali. Gjatë mungesës së tij Zhozefina nisi një lidhje jashtë martesore me një toger. Pasi Napoleoni e zbuloi dhe pasi mësoi se ajo nuk mund të bënte fëmijë u divorcua nga ajo. Menjëherë pas kësaj ai u martua me Maria-Luisën e Austrisë, por dashuria për Zhozefinën nuk u shua asnjëherë.