Hiti i këtij viti pranë rekordit botëror
“Despacito” përfundimisht është hiti i këtij viti.
Ka vetëm pak muaj që është publikuar dhe ka arritur që të marrë 2,224,980,132 klikime.
Kënga spanjolle, nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, ka fituar zemrat e njerëzve në mbarë botën si edhe kërcehet e këndohet kudo. Gjithashtu është në Top listën e Billboard 100 për 7 javë me radhë.
Rekordin deri tani e mban kënga Gangnam Style me 2,881,371,612 klikime e pubilkuar në vitin 2012.