Lajme

07 November 2018

Horoskopi ditor: 7 nëntor 2018

DASHI21. mars – 20. prill

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të përhumbur në reflektime si të karakterit sentimental edhe të atij profesional. Megjithatë i keni të gjitha mundësitë që të shkëputeni nga disa problematika në proces.

DEMI21. prill – 21. maj

Mund të rigjeni një gjendje lumturie dhe shpërqendrimi total nga problemet. Kjo gjë vlen si për sferën e ndjenjave edhe për atë profesionale, ku gjatë kësaj të mërkure do të shfaqni më shumë besim në vete.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do t’iu duhet të merrni vendim lidhur me disa situata gjatë kësaj dite, qoftë me sferën e ndjenjave edhe atë profesionale. Arritja e disa objektivave në jetën profesionale, do ju bëjë që të ndiheni më mirë.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Mund ta gjeni veten në një periudhë tejet të favorshme, dhe që do ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e qetë, si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Do të jeni të përhumbur në mendime gjatë kësaj dite, gjë që do të reflektohet edhe në fushën e ndjenjave. Sa i takon ambientit të punës, duhet të jeni më shumë të përqendruar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Duhet të reduktoni patjetër dozat e ankthit dhe shqetësimet e kësaj dite, pasi rrezikoni shumë. Mundohuni që të përqendroheni maksimalisht si në sferën sentimentale edhe atë profesionale.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do të jeni të përhumbur totalisht dhe gjithçka për shkak të një stresi të madh në vendin e punës. Megjithatë ndikimi i favorshëm i ndjenjave, do të bëj që të ndiheni të plotësuar në sferën sentimentale.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do të jeni mjaft të favorizuar nga yjet gjatë kësaj dite. Ekziston mundësia që të keni sukses në çdo sferë të jetës suaj, shkruan noa.al. Fusha e ndjenjave dhe sektori profesional, do të jenë në maksimumin e tyre.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Mund ti kushtoni më shumë vëmendje partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite. Ndërkohë, yjet parashikojnë zhvillime të rëndësishme sa i takon sferës profesionale.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do të jeni në kërkim të lidhjeve mes vështirësive në fushën e ndjenjave dhe asaj profesionale. Në fund të ditës do të arrini të rivendosni ekuilibrin tuaj psikofizik.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Gjatë kësaj dite do të ndiheni më të zbehtë për shkak të disa konflikteve, si në sferën sentimentale edhe profesionale. Mundohuni që të shfrytëzoni më mirë momentet dhe të gjeni hapësirë për të pushuar.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme lidhur me karrierën tuaj profesionale. Ndërkohë fusha e ndjenjave, mund të jetë e luhatur në momente kritike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com