Lajme

10 July 2018

Horoskopi për sot

||
0 Comment
|

DASHI Në aspektin afektiv, do të merrni lajme të reja, që ju japin siguri për një të ardhme më të mirë. Në punë, do të përballeni me një person insistues.

DEMI Në dashuri, ju do të përjetoni momente jo shumë të qëndrueshme në lidhjen tuaj në çift, përpiquni të jeni më diplomatik dhe të përqendruar në veprimet tuaja!

BINJAKET Sot, në dashuri, yjet ju favorizojnë duke ju larguar nga komplikacionet, në çift, dhe duke ju dhënë një mbrëmje të qetë, pa mërzitje.

GAFORRJA Sot, do të merrni një lajm nga një person, që nuk e keni parë prej kohësh. Në dashuri, do të keni një dialog të mirë me partnerin, duke kaluar kështu një mbrëmje të këndshme.

LUANI Sot, në dashuri, do të keni një ndjesi të çuditshme, pasi do doni të verifikoni sinqeritetin e partnerit. Në punë, do të keni një mundësi të madhe për të mbyllur një kontratë të rëndësishme.

VIRGJERESHA Në dashuri, do donit të kishit më shumë guxim për ti shpjeguar partnerit ato gjëra që ju mungojnë nga ai, dhe që do donit ti keni si pjesë tuajën.

PESHORJA Në dashuri, do të merrni një lajm pozitiv, që do t’ju kthej humorin, dhe do t’ju bëjë euforik në marrëdhënie me partnerin tuaj. Në punë, shikoni dhe njëherë ato që keni lënë pas!

AKREPI Kjo periudhë është me fat sidomos në investime. Në punë, do të përballeni me një fazë të vështirë; evitoni stresin dhe tensionin! Në dashuri, do të jeni të disponueshëm përballë partnerit.

SHIGJETARI Një miku juaj do t’ju propozojë diçka që do t’ju bëjë me indiferent ndaj tij. Në dashuri, partneri është shumë kurioz, dhe për këtë do t’ju vejë në provë.

BRICJAPI Në punë, duhet të bëni kujdes, të merreni me mbylljen e atyre gjërave që nuk kanë shumë afat kohorë për tu përfunduar! Në dashuri, partneri do t’ju plotësojë një dëshirë tuajën.

UJORI Sot, do të keni një ditë të mbushur me energji. Në punë, do të keni shumë ftesa dhe do mendoheni mirë para se të bëni zgjedhjen e duhur.

PESHQIT Në dashuri, yjet ju sugjerojnë ti kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj! Në punë, mundohuni të mbani nën kontroll situatën e krijuar nga një pakujdesi e vogël!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com