Lajme

16 November 2017

Hotel “Plaza” në New York ofron për një vit një paketë të mbushur me argëtim, për 25-vjetorin e filmit “I vetëm në shtëpi 2”

||
0 Comment
|

Në kremtimin e 25 vjetorit të filmit të famshëm “I vetëm në shtëpi 2”, hotel ‘Plaza’ në New York u ofron mysafirëve një paketë të mbushur me argëtim. Sipas “DailyMail”, mysafirët që duan të jetojnë në dhomën ku qëndroi Kevini gjatë qëndrimit të tyre në hotel, mund të rezervojnë paketat me çmim 895 dollarë.

“Në dhomën dhe në të gjithë hotelin me një shumëllojshmëri të përvojave të frymëzuara nga koha e Kevinit gjatë pushimeve këtu në hotel ‘Plaza’, paketat ekstra të përgatitura nga stafi ynë do të jenë të mundshme të shijohen nga çdo vizitor “, thuhet në faqen zyrtare të hotelit.

Mysafirët pastaj do të ftohen për të ngrënë në “Sallën Angleze të Ushqimit” për të shijuar një menu të frymëzuar të viteve ’90 me versione të pasura të të preferuarave të fëmijërisë ose për të kaluar në përvojën fotografike ku do të gjejnë veten në udhëtimin e Kevinit në New York. Hoteli gjithashtu do të organizojë për mysafirët dhe një udhëtim me limuzinë nëpër qytet.

Paketa në fjalë do të jetë në dispozicion që nga 1 dhjetori 2017, dhe të ftuarit do të kenë pothuajse një vit të drejtë të gëzojnë përvojën deri të hënën e 29 tetorit 2018. “I vetëm në shtëpi 2” është transmetuar më 20 nëntor 1992, me rolin kryesor Kevin McCallister, i cili u luajt nga Macaulay Culkin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com