Hoteli që mundëson të flini gjumë mbi dallgët e detit
Psikologët shpesh sugjerojnë për të dëgjuar video në “YouTube” me dallgët e detit ku përveç se ndihmojnë në qetësine e trurit por edhe ndihmojnë për një gjumë të mirë e të shpejtë.
Bizneset janë duke gjetur mënyra kreative për t’i bërë për vete klientët, kështu që një hotel në Ishujt Maldive, “Grand Park Kodhipary” ka krijuar disa dhoma unike për pushuesit ku ju mund të flini në një krevat i përbërë nga rrjeta, shumë pak centimentra nga dallgët e detit.
Kjo gjë ka tërhequr vizitorë të shumë nga e gjithë bota ku nata kushton 400 dollarë.