Hygerta Sako sapo bëri xheloze prezantueset sportive!
Hygerta Sako e cila njihet si një ndër Miss-et e para dhe më të bukura në vend vazhdon karrierën e saj si prezantuese e programeve sportive në RTSH.
Sako është shprehur shpesh se sportin e ka pasion, madje që nga fëmijëria e saj. Në prezantimin e programeve sportive nuk ndodhet aq rastësisht, këtë e ka vërtetuar edhe në ekran, ndryshe nga shumë të tjera që përveç pamjes nuk kanë tjetër gjë.
Po dhe po, Hygerta mbrëmjen e djeshme me siguri që i ka bërë xheloze prezantueset e tjera sportive në vend. Edhe pse mban mbi supe disa vite më shumë se shumica e kolegeve të saj, Hygerta ka treguar edhe njëherë se kush është bomba e prezantuesëve sportive.
Me një fustan të zi pas trupit që i nxirrte në pah format trupore dhe një palë çizme të gjata po të së njejtës ngjyrë, Hygerta i la të gjithë pa fjalë.
Realizoi Ronaldo Sharka për MCN Radio Albania!