I dashuri i George Michael zbuloi një të vërtetë tronditese rreth vdekjes së këngëtarit
I dashuri i George Michael ka zbuluar një të vërtetë tronditese rreth legjendës së muzikës britanike.
Ai ka shkruar në orët e parë të mëngjesit të 1 Janarit 2017, në profilin e tij në “Twitter” se “George Michael u përpoq të vriste veten shumë herë dhe e arriti atë më në fund”.
Por vetëm pas disa minutash nga postimi, Fawaz e mbylli “Twitter” in pas reagimeve të shumta për pretendimin e tij. Sipas “Daily Mail”, në “Twitter” in e Fawaz shkruhej se “e vetmja gjë që George dëshironte ishte të vdiste”.
“Ne e kemi dashur njëritjetrin shumë dhe ishim së bashku gati 24 orë në ditë…”. Fawaz gjithashtu ka postuar një mesazh emocional si cicërimë e tij të fundit të vitit 2016.
Ai postoi ne “Tweeter” edhe një foto të fundit per vitin qe lame pas, me gishtin e mesëm, ku shkruante: “Të urrej 2016, nga thellësia e zemrës”.
George Michael u nda nga jeta në moshën 53 – vjeçare mbremjen e Krishtlindjeve. Autopsia e parë nuk zbuloi shkakun e vdekjes, si dhe nuk vërtetoi dyshimet nëse Goerge Michael kishte përdorur drogë ose substanca të tjera.
Tani pritet një ekspertizë e dytë mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në atakun kardiak.