I dashuri lirohet nga burgu,Viola Spiro më e lumtur se kurrë
Pas 5 muajsh nga ndalimi i tij në Holandë që mori jehonë në mediat vendase, Valentin Selaj, i dashuri i moderatores simpatike Viola Spiro ka fituar lirinë. Dhe ky është lajmi më i mirë që mund të merrte Viola këtë pranverë. Pavarësisht të gjitha komenteve dashakeqe ndaj Violës dhe historisë së saj të dashurisë, duket se ndjenja e saj arriti t’i rezistojë presionit.