I fejuari i Elvana Gjatës dorëzohet në polici
Mbrëmjen e djeshme është dorëzuar në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës pas ngjarjes së ndodhur në 4 Tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.
Ervin Mata qëndronte në arrati prej 5 muajsh. Hetimet e policisë nuk e kanë përcaktuar ende rolin e tij në konfliktin me armë. Njëra nga pistat e hetimit është ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin.
Në polici është pyetur edhe e fejuara e tij, këngëtarja Elvana Gjata, e cila hodhi poshtë pistën e sherrit si pasojë e ngacmimit të saj nga Fabian Gaxha.