I habit të gjithë, Kastro Zizo martohet për herë të tretë shumë më shpejt se ç’mund ta mendonim
Këngëtari i njohur, Kastro Zizo është ndër artistët shqiptarë që pranojnë hapur lidhjet e dashurisë, edhe nëse i kanë dështuar. Ai është martuar dy herë dhe fryt i këtyre martesave janë dy fëmijë.
Përpara disa ditësh këngëtari Kastro Zizo foli në lidhje me këtë temë dhe tha se ishte afër një martese të tretë. Mesa duket edhe kësaj radhe Katro paska treguar një të vërtetë për publikun. Familja e këngëtarit me anë të disa ftesave për miqtë e të afërmit, ka bërë të ditur se Kastro Zizo do të fejohet në datën 30 dhjetor. Partnerja e re e këngëtarit quhet Elma Sulejmani dhe familja është shprehur shumë e lumtur për këtë ditë.