Lajme

24 January 2018

I jep fund beqarisë një prej artistëve më të pashëm shqiptar

Është martuar dhe një nga këngëtarët më të pashëm shqiptarë. Ndërsa nuk dihej asgjë për jetën e tij sentimentale, zbulohet që ai paska pasur gjithçka shumë të konsoliduar përderisa ka vendosur të martohet. E ka bërë në një mënyrë private, por sekret nuk mbeti. Enis Bytyqi, hitbërës i disa këngëve, ku më e fundit është “Sikur ajo” është martuar me të dashurën e tij. Në foton e postuar nga instagrami i një të afërmje të partneres së Enisit, shohim se ajo ka veshur një fustan ngjyrë qumështi, deri te gjuri me një xhaketë të bardhë dhe këpucë me taka të holla.
Një mjedis me hije paksa të rëndë, disa detaje të ëmbla, veshja e tyre elegante, krijojnë një atmosferë krejt ndryshe nga ajo e dasmave tradicionale, kaq të rrallë për realitetin shqiptar sa duket si një copëz ëndrre që kërkesat e fisit nuk kanë arritur ta prishin.
Enisi sakaq në profilin e tij poston vetëm foto personale. Dashurinë ka vendosur ta mbajë private. Siç mban dhe Rina privat profilin e saj në Instagram. Ndryshe nga shumë partnere personazhesh të njohur që janë kthyer dhe vetë në persona publikë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com