I kritikuan për lidhjen e tyre por Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra iu kundërpërgjigjen në këngën e re
Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu bënë zyrtare fejesën e tyre në tetor të vitit 2017. Ata publikuan produksionin e tyre të ri muzikor. Kënga e re titullohet “Sa Kujtime” dhe i sjell në mënyrën më të bukur çiftin e ri.
Teksti i këngës së dashurisë është shkruar nga vetë këngëtarët, teksa të dy i drejtohen njëri-tjetrit për ndjenjat që kanë. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është pjesa e refrenit ku Mimoza dhe Seldi thonë, se shumë njerëz ishin kundër kësaj romance: “Sa shumë folën, sa shumë thanë, gjatë nuk e kanë”.