I merret kurora Miss Ukrainës, zbulohet se kishte fëmijë dhe ishte e divorcuar
Modelja Veronika Didusenko, u kurorëzua me titullin “Miss Ukraina 2018”.
Mirëpo këtë titull, ajo nuk do të arrijë ta gëzojë, kjo pasi ajo ka thyer një prej rregullave më të rreptë të konkursit të bukurisë.Organizatorët e spektaklit kuptuan se ajo ishte nënë, dhe madje edhe e divorcuar, dhe si rrjedhojë modeles iu mor ky titull.
Kurora e miss-it nuk ia lejon që një femër modele të jetë e martuar, ose të ketë fëmijë.
Sipas modeles Didusenko, këto rregulla për të cilat ajo akuzohet se i ka thyer, duhet të ndryshohen.
”Ne shekullin 21 kriteret janë aq diskriminuese”, ka thënë ajo për BBC.
”Ato u shkruan në vitin 1951, 70 vjet më parë kur dhe segregacioni racial ishte një normë”, ka thënë tutje ajo, duke mbetur e zhgënjyer nga spektakli.
Veronika është krenare që është një nënë e një djali katër vjeçar, të cilin e ka pagëzuar me emrin Aleksandër.