Lajme

10 April 2018

I propozon për martesë gjatë ditëlindjes, këngëtarja e emocionuar harron t’i kthejë përgjigje

Teksa priste mesnatën për të festuar ditëlindjen, këngëtarja Shkenda Dubova ka marrë një nga surprizat me të bukura.

I dashuri Labi, kishte menduar ta propozonte me rastin e 33-vjetorit dhe kështu bëri. Në mesin e miqve dhe familjarëve ai i bëri pyetjen: “A do të martohesh me mua?”

Shkenda u emocionua aq shumë saqë nisi të qante dhe harroi të kthente përgjigje. Të ftuarit nisën të brohorasin që ajo t’i thoshte “po” Labit dhe më në fund, me lot në sy ajo pranoi.
Kjo do të jetë një datë e veçantë për këngëtaren, e cila tashmë do të festojë dy gëzime në një ditë: Ditëlindjen dhe ditën kur tha “Po”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com