Ilir Babaramo degjeneron Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin
Ilir Babaramo ka bërë një shkrim therës ditën e sotme lidhur me ngjarjen tronditës të “Notre Dame” , teksa raporton faktin se njeriu më i pasur i Francës, Bernar Arno dhuroi plot 200 milionë euro për ringritjen në këmbë të katedrales e cila u dogj nga flakët pak ditë më parë, ironizoi dhe sulmoi hapur Ermal Mamqin dhe Elvana Gjatën.
Babaramo quan Ermalin si një palaço të qeverisë dhe Elvana Gjatën një mantenutë të parave të kokainës, hapur dhe therazi, troç fare Babaramo goditi dy figurat e “2Gisht Mjaltë”.
Ndër të tjera, Babaramo shkruan: “Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai ‘trapi i pasur’ i Liberation, Arno, ofroi plot 200 milionë euro.
Duke parë këto pamje instinktivisht më lindi pyetja: Si reagon elita shqiptare?
Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të ‘shoqërisë së lartë shqiptare’ ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenutë të parave të kokainës.
Kryeministri, kryetari i bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është monument vulgariteti.
Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra mijë euro për filmin në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuat të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin.
Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i ‘lolos së mbretit’ dhe mbreti sigurisht do ju ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë.
Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati çerek shekulli më parë.
Dhe s’kanë përse ti ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre.”- Shkruan Ilir Babaramo në shkrimin e tij.