Ilva Tare sjell në jetë djalin e saj, ja “shakaja pa kripë” e Olti Currit në lidhje me të
Disa orë më parë gazetarja e njohur Ilva Tare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin të cilin bashkë me bashkëshortin e kanë quajtur Thomas. Ajo lindi në maternitetin publik me mjek Orion Glozheni.
Ky lajm është përhapur shumë shpejt nëpër portalet e ndryshme. Një nga personat publikë që e ka komentuar atë ka qenë edhe Olti Curri. Ky i fundit bashkangjitur lajmit që ka shpërndarë në Facebook ka shkruar:”Ilva Tare bëhet baba, ja emri i djalit.”
Shumica e ndjekësve të tij kanë qenë konfuz në lidhje me “shakanë” pa kuptim sipas tyre.
Ndërkohë mund të themi që ngjan më shumë si një “shaka stil Ermal Mamaqi”. Por nëse këtij të fundit i shkon, nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për Oltin.